Hoqa e Qytetit, krahë i fuqishëm i Zafir Berishes!

Prizreni

Hoqa e Qytetit, krahë i fuqishëm i Zafir Berishes!

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 12:59
Tubimi i NISMA-së

Edhe “Hoqa e Qytetit” si çdo fshat tjetër i Vrrinit, rikonfirmoj fuqishëm mbështetjen për kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, z. Zafir Berisha. Aty, u vërejtë entuziazmi i madh i banorëve të këtij lokaliteti, për të filluar ndryshimin e domosdoshëm, e që ky ndryshim do të vie vetëm me konceptin socialdemokrat të NISMA-s, koncept ky që do të filloj së instaluari me ardhjen e Zafir Berishes si kryetar i Prizrenit. Kandidati për kryetar Zafir Berisha ka premtuar, se me ardhjen e fitores së NISMA-s në institucionet komunale, “Hoqa e Qytetit” do ta ketë një trajtim ndryshe nga ai  mëparshmi. Pushteti në ikje që i ka bërë investimet në këtë lokalitet, i ka obliguar Hoqjanët që të participojnë në projektet e komunes si rrugë, kanalizim etj etj.

Ne, ju garantojmë se “Hoqa e Qytetit” do të jetë përfituese e shumë projekteve tjera dhe pa asnjë participim nga qytetarët. Vlenë të potencohet se “Hoqa e Qytetit”, është i vetmi fshat në komunen e Prizrenit, i cili në të gjitha projektet e komunes ka qenë i obliguar të participoj.

“Ju jeni qytetar të komunes së Prizrenit, ju paguani taksa dhe mbushni buxhetin e komunes, andaj është e padrejtë që të ju kërkohet participim në rregullimin e infrastruktures, ne gjithashtu ju premtojmë se të gjithë ata që kanë keqpërdorë paranë tuaj dhe buxhetin komunal, do të ndiqen dhe do të dalin para drtejtësisë”, theksoi mes tjerash z. Zafir Berisha.

Kryetari i nëndegës z. Daut Buduri, njëherit kandidat për kuvend komunal, mes tjerash i ftoj publikisht të gjithë bashkvendasit e vetë që me 22. Tetor të dalin masovikisht në zgjedhje dhe ta përkrahin kandidatin tonë për kryetar Zafir Berishen.

Në këtë tubim elektoral, mori pjesë edhe deputetja e kuvendit të Kosoves, e cila vie nga kjo anë, znj. Albulena Balaj-Halimaj, thuhet në komunikatën e NISMA-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat