“Po i ftoni në tubime njerëzit kyç të LDK-së” – akuza ndaj VV-së në Prizren

Prizreni

“Po i ftoni në tubime njerëzit kyç të LDK-së” – akuza ndaj VV-së në Prizren

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 07:53
VV, Prizren

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka reaguar ndaj degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, duke pretenduar se VV-ja i ka dërguar ftesë “disa njerëzve kyç të saj” për të marrë pjesë në tubimet e partisë së Visar Ymerit.

“Dega e LDK-së në Prizren reagon ndaj formave të ulëta propaganduese të LVV drejtuar komisionerëve dhe kandidatëve për asambleistë nga radhët tona. Këto ditë nga zyra e VV-së janë lëshur me dhjetra sms duke i ftuar për tubimin e sotëm (08.10) elektoral të tyre, pikërisht disa persona kyq dhe me ndikim në Lidhjen Demokratike”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Dega e LDK-së në Prizren i ka konsideruar të pahijshme sjelljet e degës së VV-së në Prizren.

“Ne konsiderojmë qe ky model i të bërit fushatë nuk i shërben demokracisë e aq më pak kultures për politikë-bërje të ndershme, përkundrazi nxit urrejtje mes nesh”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“Ne jemi të bindur që format e tilla të manipulimit dhe shantazhit do ta marin pëgjigjen e merituar nga qytetarët prizrenas me 22 tetor”, ka thënë dega e LDK-së në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat