Qytetarët e lagjes Petrovë, mbështetin vetëm Zafir Berishen për kryetar!

Prizreni

Qytetarët e lagjes Petrovë, mbështetin vetëm Zafir Berishen për kryetar!

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 09:35
NISMA

Takimi i radhes i NISMA-s në Prizren, u mbajtë në lagjen Petrovë, me ç’rast u  dëshmua edhe këtu se vetëm Zafir Berisha do të jetë kryetar i Prizrenit dhe askush tjeter. Bartësi i listes Sinan Aliaj ishte pjesëmarrës në këtë takim, i cili para të pranishmëve ngrehi shqetësime për çështje kryesisht sociale, me të cilat po përballet shoqëria jonë, si rezultat i krijimit të gjendjes së keqe nga qeverisjet e kaluara, prandaj e ardhmja do të na përballë më pasoja të pakëndshme në raport me pasardhësit tanë, theksoi z.Aliaj.

Deputetja Albulena Balaj-Halimaj tha se ne jemi rrugës së drejtë si subjekt politik, sepse kryetari që po na përfaqëson ne dhe ekipi i tij, është oferta më e mirë në Prizren. Ndërsa kandidati për kuvend komunal Skender Susuri i bindur tha, se vetëm Zafir Berisha është kryetar që i duhet Prizrenit dhe padyshim se do të jetë kryetar i ardhshëm. Edhe pas shumë atakimeve që shpeshherë janë bërë në adresë të tij, ai përherë ka dal fitimtar, përfundoi z. Susuri.

Image

Zafir Berisha, kandidati për kryetar të Prizrenit fillimisht falenderoi qytetarët e kësaj lagje, që çdo herë kanë qenë në mbështetje të tij. Ai tha se tani jemi edhe para një sfide të re e cila kërkon mobilizim të shtuar, në mënyrë që mbështetja juaj, të jetë pjesë e fitores tonë të madhe. Fitorja e NISMA-s do të thotë humbje për të inkriminuarit dhe të korruptuarit në qytetin e Prizrenit, qytet ky  nuk e ka merituar kurrë një gjendje të tillë, çfarë e ka sot. Jemi dëshmitar se po bëhet një fushatë e pist, nga ata që kanë kapur Prizrenin, konkretisht nga drejtoret komunal. Ata po keqpërdorin paranë publike dhe institucionet, duke shtruar rrugë e oborre, në këmbim të votes.

Operatoret ekonomik në Prizren po kryejn punime pa kritere e pa kontrata  gjatë kësaj fushate, vetëm e vetëm për ta ricikluar krimin dhe korrupcionin në Prizren. Prandaj është e domosdoshme ndërrimi i qeverisjes komunale, nëse duam që institucionet t’ua kthejmë qytetarëve. Nën duartrokitjet e mëdha, përfundoi fjalimin e tij kryetari i ardhshëm i Prizrenit, Zafir Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat