Hatim Baxhaku në Prizren premton udhëheqje të komunës me duar të pastra

Prizreni

Hatim Baxhaku në Prizren premton udhëheqje të komunës me duar të pastra

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 18:29
Hatim Baxhaku

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur takim me strukturat e saja në Prizren, prej nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka ftuar qytetarët që ta votojnë kandidatin e LDK-së për Prizren, Hatim Baxhaku, pasi sipas tij, ai do të merret me të gjitha problemet e qytetarëve.

Mustafa ka thënë se qytetarët e Prizrenit meritojnë një qeverisje me duar të pastra.

Mustafa: Qytetarët e Prizrenit e meritojnë një mjek

“Është një mjek, të cilit ju ia keni besuar shëndetin dhe jetën e juaj ia keni besuar shëndetit tuaj, familjeve tuaja që UÇK ia ka besuar shëndetin dhe jetën e ushtareve të UÇK-së dhe të cilit parlamenti ia ka besuar votimin për shumë ligje që e rregullojnë jetën institucionale të shtetit të Kosovës. Neve dëshminë e kemi këtu. Askush nga ne nuk ka nevojë të bëjë eksperimente. Ne e kemi sprovuar qeverisjen e PDK-së, ne e kemi sprovuar molotovin , gazin lotsjellës, ujin e atyre që sot po konkurrojnë karshi doktor Baxhakut. Ne duhet të zgjedhim, natyrisht që nuk është e imja për qytetarët se kënd duhet ta zgjidhni, sepse unë ju respektojmë juve dhe vullnetin”, tha Mustafa.

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK-ja, Hatim Baxhaku, është zotuar se do të jetë një kryetar, i cili do të udhëheqë me duar të pastra dhe do të ketë për prioritet zhvillimin ekonomik.

Baxhaku: Ne do të udhëheqim me duar të pastra

“Pushteti i deritanishëm e ka katandisur si më së keq , ka punuar mbrapsht duke abuzuar me taksat e qytetarëve. Prizreni, djepi i kulturës dhe traditës së mirë asnjëherë nuk e ka merituar që të ketë një kryetar dhe qeveri e cila endet poshtë e lartë gjatë gjithë mandatit të vetë nëpër gjykata, pa bërë asnjë punë të mirë për qytetarët pos grabitjes. Ne do të udhëheqim komunën me transparencë të plotë dhe me duar të pastër. Programi ynë parasheh zhvillim ekonomik, ne do të jemi partner mbështet të biznese dhe jo pengues e haraçi. do të hapim vende të punës”, tha Baxhaku.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se të gjitha sondazhet tregojnë se LDK-ja do të dalë e para në zgjedhjet e 22 tetorit.

Abdixhiku: LDK-ja është e para, kështu e thonë të gjitha sondazhet

“Po besoj që  e keni vërejt që kundërshtaret tanë politik , nuk po i publikojnë më sondazhet siç i bënin dikur. A e dini pse, sepse s’ka sondazh, matje, vendos dhe ndërkombëtarë se nuk e gjen LDK-në si parti më të madhe sot në Kosovë. Edhe për nga numri i komunave që do t’i fitojmë, edhe për nga numri i asamblistëve që do t’i kemi në asamble tona komunale. Më mirë se Prizreni që e di qeverisjen e PDK-së, nuk e di askush se Prizreni i qytetërimit, kulturës, dijes. Sot mbahet mend në Kosovë për numrin e ditëve që kryetari i komunës i ka kaluar në gjykata jo për punë të mira që i ka bërë”, tha Abdixhiku.

Në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, ka dalë edhe Driton Selmanaj, deputet nga LDK-ja, i cili kërkoi që të votohet kandidati më i mirë.  Ai kishte edhe një mesazh për ish-kolegët e tij analistë për të cilët u tha se “do t’iu prishen” hesapet.

Selmanaj: Analistë, do të ju prishen letrat

“Në një anë janë ata që e shkatërruan këtë vend. Po ashtu, afër tyre janë disa të tjerë që akoma pa ardhur kanë fillua me shkatërro këtë vend në anën tjetër jemi ne. Njerëz me vlera civile, njerëz me ide të qarta për perspektiven e vendit. Kam sot një mesazh për ish-kolegët e mi, analistët e mediave. Po i shoh çdo natë, po i përcjell çdo natë, besoni po befasohem se si asnjë i vetëm nuk flet mirë për LDK-në edhe kur ishim në pushtet e shanin LDK-në. Tash jemi në opozitë, përsëri na shajnë, tash jemi në garë politike, përsëri e keqja e këtij vendi është LDK-ja. Po ju them sot publikisht atyre kemi me iu prish letrat dhe hesapet”, tha Selmanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat