Zafir Berisha vizitoi gratë ndërmarrëse të Krushes së Vogël!

Prizreni

Zafir Berisha vizitoi gratë ndërmarrëse të Krushes së Vogël!

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 14:59
Zafir Berisha

Kandidati për kryetar te Prizrenit, Zafir Berisha i shoqëruar nga ekipi i tij, në kuadër të aktiviteteve elektorale ka realizuar një vizitë në piken grumbulluese të qumshtit, e cila funksionon në kuader të Shoqates së Grave fermere “Krusha e Vogel”. Ai gjatë qëndrimit aty, është njoftuar për së afërmi me përvojat e tyre rreth krijimit të kësaj shoqate, të cilat e udhëheqin vet gratë e kësaj ane. Kryetari Berisha tha se nga këtu mund të marrim shembullin se si mund të fillohet ideja dhe iniciativa e grave ndërmarrëse dhe si mund të vazhdohet më pastaj me një  biznes të sukseshëm nga vet gratë, për çka ky shembull është për admirim dhe për çdo lëvdatë. Këtu mësojmë më së miri se si mund të fuqizohet roli i gruas në biznes dhe në shoqëri, se si mund të krijohen bizneset moderne të përbashkëta dhe çka është më e rëndësishmja se si menaxhohen ato drejtë sukseseve, perfundoi Zafir Berisha, duke falenderuar për pritjen e ngrohtë që iu bë. Së bashku me kryetarin Berisha ishte edhe deputetja e kuvendit të Kosoves, Albulena Balaj Halimaj dhe bartësi i listes, Sinan Aliaj.

Ata u priten nga kryetarja e kësaj shoqate, Dile Prekpalaj, e cila falenderoi kryetarin Berisha per viziten dhe njëherit ajo i njoftoi për problemet me të cilat ballafaqohet kjo shoqatë, si dhe mungesen e mbështetjes së institucioneve lokale dhe qëndrore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat