Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit thirrje të gjithë të rinjve të Prizrenit që të marrin pjesë në votime

Prizreni

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit thirrje të gjithë të rinjve të Prizrenit që të marrin pjesë në votime

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 15:44
Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit, si organi më i lartë i përfaqësimit të rinisë në qytetin e Prizrenit që ka për qëllim aktivizimin e të rinjve dhe fuqizimin e tyre në vendimmarrje, ju bën thirrje të gjithë të rinjve të Prizrenit që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të dielë më 22.10.2017

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit konsideron se vota është instrument shumë i rëndësishëm demokratik dhe si e tillë duhet të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët, me theks të veçantë nga të rinjtë. 

Pjesëmarrja sa më e madhe në zgjedhje nga të rinjtë e Prizrenit është thelbësore dhe përmes votës NE mund të bëjmë ndryshimin dhe nxisim llogaridhënien e të zgjedhurve tonë, thuhet në thirrjen e Kuvendit të të Rinjve të Prizrenit.

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit, i fton të gjithë të rinjtë që janë të angazhuar në proces zgjedhor të sillen në harmoni me rregullat e garës, fer dhe në mënyrë demokratike, duke uruar kështu për një proces zgjedhor transparent.

Ne shpresojmë që rinia të jetë një prej prioriteteve kryesore të institucioneve komunale që do të krijohen pas zgjedhjeve të 22 Tetorit.
Presim shumë punë, angazhim, dhe bashkëpunim për t'i dërguar proceset përpara, në të mirë të rinisë dhe shoqërisë prizrenase!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat