Nga 15.07 për qind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja në Prizren, prin kandidati për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj me 34 për qind, pasuar nga Hatim Baxhaku i LDK-së 18.39 për qind, Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje 16.03, Emilia Rexhepi i Nova Demokratska Stranka 10.19 për qind, Lulzim Kabashi i AAK-së me 10.05 për qind.
Zafir Berisha i Nismës për Kosovën ka 6.10 për qind, Sencar Karamuço KDTP ka 3.72 për qind, derisa kandidatët tjerë kanë më pak se një për qind të votave.