Në Prizren mbyllen 6 subjekte të lojërave të fatit, gjobiten me 30.000 euro

Prizreni

Në Prizren mbyllen 6 subjekte të lojërave të fatit, gjobiten me 30.000 euro

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 14:59
ATK ka mbyllur gjashtë lokale të lojërave të fatit në Prizren, ndaj të cilave janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 30 mijë eurove.

?Inspektorët e ATK-së kanë mbyllur gjashtë lokale të lojërave të fatit në Prizren, ndaj të cilave janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 30 mijë eurove.

Në një komunikatë për media të ATK-së thuhet se me këtë rast do të iniciohet edhe kallëzim penal.

ATK falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin që janë duke treguar,  në kapjen e rasteve të cilët hezitojnë ti përgjigjen legjislacionit tatimor, si dhe Ligjit për Lojërat e Fatit. Njëherësh, ATK siguron qytetarët se çdo informacion nga ana e tyre, do të mbetet konfidencial.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat