Totajt në Prizren i bashkohen partia turke dhe koalicioni boshnjak

Prizreni

Totajt në Prizren i bashkohen partia turke dhe koalicioni boshnjak

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 15:30
Nenshkrimi i koalicionit

Ashtu siç ka paralajmëruar disa ditë më parë, kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj tashmë ka zyrtarizuar koalicionin me partinë turke KDTP dhe koalicionin e boshnjakëve VAKAT.

Këtë e ka bërë publike në facebook gjatë ditës së diel, ku ka shkruar se Prizreni është qytet i shumë etnive dhe si kryetar i ardhëm do të qeverisë për të gjithë qytetarët.

“Prizreni është qytet i shumë etnive dhe si kryetar i ardhshëm do të qeverisë për të gjithë qytetarët. Urime!”, thotë Totaj në postimin e tij në facebook.

Ndryshe, këto koalicione vijnë një ditë para hapjes së fushatës, ku kandidatë të komunave të ndryshme kanë shkuar në balotazh. Ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 19 nëntor.

Shaqir Totaj  në garën për Prizrenin do të ketë kundërkandidat Mytaher Haskukën nga Lëvizja Vetëvendosje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat