Mytaher Hakuka takon mësimdhënësit e Prizrenit

Prizreni

Mytaher Hakuka takon mësimdhënësit e Prizrenit

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 21:45
Mytaher Haskuka gjatë takimit me një pjesë të punëtorëve të arsimit të Komunës së Prizrenit.

Gjatë takimit me një pjesë të punëtorëve të arsimit të Komunës së Prizrenit, kandidati për kryetar, prof. dr. Mytaher Haskuka, tha se Prizreni momentalisht nuk ka asnjë çerdhe publike. Edhe ajo që ishte, u komercializua dhe se për dërgimin e një fëmije aty çmimi është 80 euro.

“Ne kemi parashikuar që në mandatin e parë t’i ndërtojmë katër çerdhe me kosto të përballueshme dhe se familjet që kanë të ardhura të vogla nuk do të paguajnë asgjë". tha ai.

Duke folur për arsimin fillor, Mytaher Haskuka shprehu zotimin: “Për nxënësit deri në klasën e pestë do të kemi shujta falas. Kjo do të arrihet pas ndaljes së shpenzimeve për dreka e darka nga zyrtarët komunalë. Në çdo shkollë do të hapim kabinete për lëndët përkatëse, do të vendosim dollapë nëpër shkolla që fëmijëve t’ua lehtësojmë çantat e tyre. Gjithashtu, në ato shkolla ku nuk ka salla sporti, do t’i ndërtojmë që lënda e Edukatës Fizike të zhvillohet normalisht.”

Më pas, kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se për nxënësit të cilët tregojnë talent në fusha të ndryshme, nëpër shkolla do të organizohen orë shtesë, ashtu siç do të ketë edhe orë plotësuese për nxënësit të cilët kanë ngecje në nxënie të mësimeve.

“Në çdo shkollë duhet të ketë nga një pedagog dhe psikolog dhe se kjo do të ndihmojë edhe në identifikimin e talenteve, ndërsa punësimi i mësimdhënësve do të jetë transparent”, theksoi mes tjerash Haskuka në këtë takim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat