Kandidati i PDK’së për kryetar të Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj ka fituar zgjedhjet në Prizren. Kjo sipas Exit Pollit.
Totaj thotë se kjo fitore ishte e pritshme derisa thekson se po nisin ditët e mira për këtë qytet.
“Gjithsesi e kam prit që në momentin që jam nominuar. E kam pritur dhe besuar fitoren”, tha ai.
“Një dallim prej 6-7 për qind nuk është i vogël por rezultatet nga terreni flasin për një avantazh më të madh”, tha Totaj.