DNV e shpall fitues Mytaher Haskukën e VV-së në Prizren

Prizreni

DNV e shpall fitues Mytaher Haskukën e VV-së në Prizren

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 21:07
Haskuka

Rezultate preliminare për balotazhin e sotëm në komunat e Kosovës ka publikuar edhe Demokracia në Veprim.

Gara e ngushtë për momentin po zhvillohet në Prishtinë e Prizren.

Përderisa në Prishtinë, sipas DNV-së, udhëheq VV-ja me rezultat të ngushtë ndaj LDK-së, edhe në Prizren është dukë udhëhequr kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka me 50.37 për qind të votave, ndërsa Shaqir Totja tashmë mbetet vetëm më 49.63 për qind të votave.

Sondazhi i Klan Kosovës e kishte shpall fitues Totajn e PDK-së, mirëpo sapo nisi numërimi i votave, rezultati po kthehet në disfavor të tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat