A është Haskuka “me krahun e Kurtit” apo me “krahun” tjetër? - Bota Sot
A është Haskuka “me krahun e Kurtit” apo me “krahun” tjetër?

Prizreni

E shtunë, 20 tetor 2018

A është Haskuka “me krahun e Kurtit” apo me “krahun” tjetër?

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 21:04
Mytaher Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, që është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se edhe pse shpendët kanë dy krahë për të fluturuar, ky subjekt politik e ka vetëm një.

“Edhe pse shpendët kanë dy krahë për të fluturuar, Vetëvendosja e  ka vetëm një krah”, tha Haskuka në lidhjen direkte për Lajmet Festive të Klan Kosovës, që u moderuan nga kryeministri Ramush Haradinaj, dhe bashkëshortja e tij, Anita.

Ai për Kurtin tha se e kanë kryetar të zemrave, ndërsa shtoi se nuk beson që ka krahë të ndryshme në Vetëvendosje, vetëm se, sipas tij, ka mendime të ndryshme brenda një organizatave që ka shumë mendime për cështje të ndryshme.

Për ta kuptuar përgjigjen e plotë të Haskukës, ndiqeni videon në vazhdim nga minuta 03:40.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test