200 familje nga Korisha e Prizrenit përfituan investim nga KEDS-i - Bota Sot
200 familje nga Korisha e Prizrenit përfituan investim nga KEDS-i

Prizreni

200 familje nga Korisha e Prizrenit përfituan investim nga KEDS-i

Më: 26 janar 2018 Në ora: 15:17
Prizren

Afër 200 familje të fshatit Korishë të Prizrenit, kanë përfituar nga një investim i KEDS-it.

Këto familje për vite të tëra kanë vuajtur nga problemet e mëdha që iu ka shkaktuar sistemi jo stabil i energjisë elektrike.

Mirëpo, falë projektit të investimeve në rinovimin e rrjetit elektrik, tashmë banorëve të këtij fshati i është bërë zgjidhja.

KEDS, në këtë fshat, ka vendosur shtylla dhe kabllo të reja, për të stabilizuar rrymën.    

Zyrtarët e KEDS-it kanë konfirmuar se në këtë fshat janë vendosur 98 shtylla të reja,  kabllo si dhe një trafo.

“Në këtë fshat  investuar në rrjet të ri  TU 4.2 km dhe TM 0.5 km”, njofton KEDS.

Po ashtu është rrënuar një trafokullë dhe është zëvendësuar me një trafoblind të re 630 kVA.

“Me këtë investim shtyllat e vjetra të drurit janë zëvendësuar me shtyllat e reja të betonit dhe janë hequr komplet përçuesit e zhveshur, të cilët kanë qenë të rrezikshëm për banorët dhe janë zëvendësuar me kabllo bistek të izoluara ku shkalla e rrezikshmërisë është zero”.

“Normalisht janë zvogëluar edhe humbjet që ka qen kusht i investimit", kanë thënë në KEDS.

Kryetari i fshatit Korishë, Abaz Bobaj tha se, nga ky investim kanë përfituar një pjesë e banorëve të fshatit.

“Falënderojmë KEDS-in për ketë investim, sepse vërtet gjendja ka qenë shumë e rëndë”, tha Bobaj.

Ai tregon se rrjeti elektrik përveç që ka qenë shumë i dobët, ka rrezikuar edhe jetën e banorëve të fshatit.

Bobaj shprehët optimist se KEDS-i nuk do të ndalet së investuari në Korishë.

“Shpresojmë se do të ketë investime edhe në të ardhmen, sepse vërtet ka ende nevojë që të investohet në këtë fshat”, tha Bobaj.

Te gjitha punimet në këtë projekt janë kryer sipas dinamikës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test