Komuna largon pengesën që pengonte lirinë e lëvizjes - Bota Sot
Komuna largon pengesën që pengonte lirinë e lëvizjes

Prizreni

E hënë, 15 tetor 2018

Komuna largon pengesën që pengonte lirinë e lëvizjes

Më: 19 mars 2018 Në ora: 12:36
Prizreni

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë veprime për largimin e pengesës së vendosur në mes të trotuarit në sheshin para ndërtesës së Postës në Prizren përkatësisht “Monumentit të Lirisë”, pas kërkesave të adresuara nga qytetarët dhe EC Ma Ndryshe.

Në këtë hapësirë publike të qendrës historike të qytetit, intervenimi i Komunës së Prizrenit i realizuar gjatë vitit të kaluar me mjetet financiare publike në vend se të krijonte një trotuar të qasshëm për të gjithë, përkundrazi kishte krijuar një mjedis që pengonte lirinë e lëvizjes për të gjitha kategoritë e shoqërisë. 

Për këtë arsye, EC Ma Ndryshe duke kanalizuar kërkesën e shprehur nga qytetarët e Prizrenit në korrik të vitit të kaluar pat dërguar kërkesa në DUPH dhe DSHP të Komunës së Prizrenit me qëllim të largimit të kësaj pengese, ndërkohë që në gusht të vitit të kaluar pat realizuar edhe një performancë publike për largimin e pengesës në fjalë. Kërkesa për largimin e kësaj pengese ishte dërguar sërish para 10 ditësh në DSHP, DUPH e DI të Komunës së Prizrenit.

Në kuadër të hulumtimeve të deritanishme EC ka argumentuar se planifikimi dhe ndërtimi duhet ti përmbushin nevojat e të gjitha kategorive të shoqërisë, dhe se hapësira e ndërtuar nuk duhet të ketë pengesa, ashtu që të përmbushen nevojat e të gjithë njerëzve në mënyrë të barabartë.

Në të njëjtën kohë EC përkujton organet komunale se planifikimi i intervenimeve ndërtuese sikurse edhe identifikimi i problemeve dhe nevojave duhet të bëhet me përfshirjen e plotë të komunitetit në këtë proces, duke zbatuar në tërësi legjislacionin në fuqi si dhe praktikat e mira.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test