Haskuka thotë se Drejtoria e Inspektoratit ka ndaluar punimet në një objek pa leje - Bota Sot
Haskuka thotë se Drejtoria e Inspektoratit ka ndaluar punimet në një objek pa leje

Prizreni

E mërkurë, 17 tetor 2018

Haskuka thotë se Drejtoria e Inspektoratit ka ndaluar punimet në një objek pa leje

Më: 5 prill 2018 Në ora: 19:12
Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se Drejtoria e Inspektoratit ka ndaluar punimet në një objekt afaristo-banesor, i cili po ndërtohet në lagjen “Jeni Mahalla”.

Postimi i Mytaher Haskuka:

Sot, Drejtoria e Inspektoratit sërish ka ndaluar punimet në një tjetër objekt afaristo-banesor, i cili po ndërtohet në lagjen Jeni Mahalla.

Objekti me tri kate bodrum, dy kate përdhesë me lokale afariste dhe me tetë kate për banim, nuk ka leje.

Përveç kësaj, një pjesë e parcelës së objektit në fjalë është ndërtuar në pronë publike.

Ky objekt, tërësisht i ndërtuar pa leje, është dëshmi se sa shumë ka degraduar Prizreni gjatë qeverisjes së kaluar. Për këtë objekt dhe rastet të tjera, së shpejti do të dalim me një konferencë për shtyp.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test