Haskuka paralajmëron suspendimin e 5 zyrtarëve të drejtorisë së Inspektorateve, kjo është arsyeja…

Prizreni

Haskuka paralajmëron suspendimin e 5 zyrtarëve të drejtorisë së Inspektorateve, kjo është arsyeja…

Më: 11 prill 2018 Në ora: 18:15
Mytaher Haskuka

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka paralajmëruar suspendimin nga puna të 5 zyrtarëve të drejtorisë së Inspektoratëve, ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Kreu i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, para medieve ka paralajmëruar se do të marrë një vendim për suspendim nga puna gjatë këtyre dy ditëve, ndaj pesë zyrtarëve të drejtorisë së Inspektoratëve, sepse sipas Ligjit në fuqi, ata nuk mund të ushtrojnë detyrën e tyre pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka njoftuar ai.

Sipas kryetarit Haskuka, në të njëjtën mënyrë do të veprohet me të gjithë shërbyesit civilë në komunën e Prizrenit, të cilët hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga organet e hetuesisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat