Haradinaj: Do ta përkrahim gjimnazin “Loyola” - Bota Sot
Haradinaj: Do ta përkrahim gjimnazin “Loyola”

Prizreni

E shtunë, 20 tetor 2018

Haradinaj: Do ta përkrahim gjimnazin “Loyola”

Më: 14 prill 2018 Në ora: 13:22
Gjimnazit “Loyola”, në Prizren

Gjimnazit “Loyla”, në Prizren ka shënuar 13 vjetorin e themelimit, ku u vlerësua si një institucion shumë i rëndësishëm për arsimin në Kosovë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ky institucion arsimor ka rritur parametrat e mesatares së arsimit në Kosovë.

Derisa iu ka premtuar përkrahje duke vlerësuar se është shumë i rëndësishëm për fëmijët, por edhe për bashkëpunimin ekonomik me vendet si Gjermania, Austria e vendet tjera.

Haradinaj: Do ta përkrahim gjimnazin “Loyola”

“Unë i gëzohem suksesit të “Loyola”-së dhe sot kam ardhur t’iu them se edhe pse keni kaluar nëpër vështirësi, Qeveria e Kosovës, do ta përkrahë gjimnazin “Loyola”, si shumë i rëndësishëm për fëmijët, për Kosovën, por edhe për bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik me vendet e respektuara Gjermania, Austria dhe vendet e tjera demokratike. Ne kemi një plan ambicioz për transformimin e kampit ushtarak gjerman në kamp ekonomik dhe iu ftoj që të bashkëpunojmë të gjithë që të jemi të suksesshëm”, tha Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit pikërisht për këtë projekt kaq të rëndësishëm të vendit, ftoi të gjithë që të kontribuojnë në këtë nismë, për ta konkretizuar në një storie të suksesit për Kosovën por edhe për rajonin.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jan Axel Voss, është shprehur se Kosova me rininë që ka dhe energjinë mund të arrijë shumë, por, sipas tij, kjo bëhet vetëm me shkolla të mira si gjimnazi “Loyola”.

Voss: Kosova mund të arrijë shumë me rininë dhe energjinë që ka

“Kosova si shtet është vetëm dhjet vjeç, por është një shtet i ri me shumë qytetarë të rinjë dhe besojmë se është një sukses i vërtetë t’i kemi këta qytetarë. Me ju Kosova me energji dhe kreativitet mund të arrij shumë, por kjo mund të arrihet me shkolla të mira. Për këtë gjimnazi “Loyola” është shumë i rëndësishëm”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i gjimnazit “Loyola”,  Pater Alex Bodefeld, tha se ky gjimnaz do t’i shërbejë rinisë së Kosovës. Ai ka falënderuar kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë e Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë këtij institucioni.

Bodefeld: “Loyola” është e papërkrahur

“Megjithëse gjimnazi “Loyola” tani është një shkollë kosovare e licencuar por në të njëjtën kohë e papërkrahur publikisht është një nderë e veçantë për ne se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka ardhur këtu”, tha Bodefeld.

Drejtoi i arsimit në Prizren, Skënder Susuri tha se edhe kjo shkollë është e përfshirë në testin PISA, derisa është shprehur i bindur se kjo shkollë do të dal shumë mirë dhe do ta nderojë Prizrenin dhe Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test