Prizreni në mesin e 8 qyteteve më të mira të Ballkanit

Prizreni

Prizreni në mesin e 8 qyteteve më të mira të Ballkanit

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:38
Prizreni

Prizreni, së bashku me Beratin, Mostarin, Ohrin, Rovinjin, Piranin, Novi Sadin e Budvën, u rangua në top listën e qyteteve të Ballkanit që duhen vizituar, e që rekomandohen nga “The Culture Trip”.

Prizreni është qytet në pjesën jug-perëndimore të Kosovë si dhe i dyti në Kosovë për nga madhësia dhe popullsia pas Prishtinës.

“Kosova është një nga vendet më pak të vizituara në Ballkan, por megjithatë mburret me vendet e ruajtura natyrore dhe fortesat me panorama të mrekullueshme si ajo në qytetin e Prizrenit. Pasi kalon eshtrat e shtrirë të Kalasë, zbret në qytetin ku mund të eksplorosh kuzhinën lokale ose thjesht të pish kafe për orë të tëra dhe shikosh nga lumi që kalon në qendër të qytetit”, shkruan revista “The Culture Trip”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat