Prizreni, nikoqiri i radhës i "Ditëve të Kuvendit"

Prizreni

Prizreni, nikoqiri i radhës i "Ditëve të Kuvendit"

Më: 27 prill 2018 Në ora: 21:12
Prizren

Me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare të Kuvendit të Kosovës, në vijim të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, sot në Prizren, në Shtëpinë e Kulturës, u zhvillua një takim i qytetarëve të Prizrenit me deputetët: Driton Selmanaj, Nezir Çoçaj, Haxhi Avdyli, Arbër Rexhaj, Shqipe Pantina, Blerim Kuçi, Zafir Berisha dhe Emilija Rexhepi.

Mënyra e organizimit të këtij aktiviteti, me pyetje përgjigje, kishte për qëllim komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët. 

 Qytetarët e prizrenas shtruan pyetje të ndryshme, si: mundësia për shpalljen e Prizrenit “Qytet Historik”, ndërtimin e stadiumit Olimpik, përfundimin e Zonës industriale të Prizrenit etj., si dhe pyetje të përgjithshme për ligjin për pensionet, sigurimi i një ulëseje në Kuvend për diasporën, heqja e Kartonit të Gjelbër, ndryshimi i Ligjit për zgjedhjet, njohjen e viteve të punës para luftës për arsimtarët etj.

Të gjithë deputetët iu përgjigjën me radhë secilës pyetje, duke shprehur përkushtimin për të çuar përpara çështjet me interes për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat