Përkujtohen martirët e Korishtës

Prizreni

Përkujtohen martirët e Korishtës

Më: 13 maj 2018 Në ora: 15:07
Manifestimi përkujtimor është mbajtur pranë memorialit të martirëve në Korishtë, me rastin e 17 vjetorit të vdekjes tragjike.

Sot në në Korishë të Prizrenit janë përkujtuar 77 viktimat e bombardimeve të NATO-s nga ky fshat dhe fshatrat për rreth.

Manifestimi përkujtimor është mbajtur pranë memorialit të martirëve në Korishtë, me rastin e 17 vjetorit të vdekjes tragjike.

Në natën e 13 majit të vitit 1999, ndërkohë që popullata civile shqiptare  po mbante sytë kah NATO për t’i shpëtuar nga forcat ushtarake, policore serbe, të cilët po i mbanin të rrethuar, u përballën me një tragjedi tjetër.

Avionët e NATO-s, gabimisht goditën popullatën civile shqiptare që po mbahej aty.

Gjatë këtyre bombardimeve mbetën të vrarë 77 civilë shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat