Malisheva bashkëfinancon ujësjellësin që furnizon fshatrat - Bota Sot
Malisheva bashkëfinancon ujësjellësin që furnizon fshatrat

Prizreni

E mërkurë, 17 tetor 2018

Malisheva bashkëfinancon ujësjellësin që furnizon fshatrat

Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:07
Ragip Begaj

Komuna e Malishevës, në kuadër të programit DEMOS, për vlerësim të performancës komunale, është përfituese e projektit për ndërtimin e rrethojës dhe rezervuarit të ujit për pije në fshatin Senik.

Komuna përmes një kumtese për media ka bërë të ditur se ky projekt është bashkëfinancim mes komunës , Helvetas Swiss Intercooperation  dhe MAPL-së.

“Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, projekti nga granti i performancës, do të kushtoj 114 089 euro, dhe është bashkëfinancim me komunën. Pjesa e financuar nga granti i performancës (DEMOS) është 77 964 euro, ndërsa pjesa e Komunës së Malishevës, është 36 125 euro”, bëhet e ditur ndër tjerash.

Përmes këtij projekti, synohet të realizohet një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të sistemit të ujësjellësit nga fshati Senik, e ku do të furnizohen me ujë edhe dymbëdhjetë fshatra tjerë të Komunës së Malishevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test