EULEX pritet të merret me rastin e kërcënimet ndaj avokatit në Prizren

Prizreni

EULEX pritet të merret me rastin e kërcënimet ndaj avokatit në Prizren

Nga: N.A Më: 29 maj 2018 Në ora: 15:28
Foto ilustruese

Gazeta “Bota sot” dite me pare ka raportuar për kërcimin e avokat Gent Gjini, nga kryetari I Gjykatës Themelore në Prizren Ymer Hoxha

“Nëse ty ta ka mbetur me dal në mediume, dhe me fol keq për këtë gjykatë, , atëherë lëshoje Prizrenin më mirë...” Këto ishin fjalët e plota që kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit Ymer Hoxha, i kishte drejtuar kundrejt avokatit të kësaj Gjykate, Gent Gjini.

Gjini kishte theksuar se për këtë rast është iniciuar procedurë penale ndaj Ymer Hoxhës në prokurorinë e Prizrenit. Gjini, thotë se si i dëmtuar është paraqitur dhe intervistuar tek prokurori çështjes, ku sipas tij nga faktet dhe provat të cilat i ka do ngre aktakuzë, dhe Hoxha do merr përgjegjësinë e merituar penale.

E tani avokat Gent Gjini ka parashtruar kërkese që me këtë lend të merret misioni I Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

Gjini ka bashkangjitur edhe disa foto ku shihet shkresa e paraqitur në EULEX.

“Unë kam parashtruar kërkesë për  shqyrtimin e kësaj lende edhe në EULEX dhe shkresa është ne protokoll dhe këto lende te profileve të larta I merr ky mision” ka përfunduar Gjini

Vlen të theksohet se prokuroi I akuzuar Ymer Hoxha, vazhdon të mohojë këto akuza duke thënë se nuk është e vërtet që kishte kërcënuar avokat Gent Gjinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat