Protestë për qentë e vrarë në Kosovë dhe Shqipëri

Prizreni

Protestë për qentë e vrarë në Kosovë dhe Shqipëri

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 10:18
Ilustrim

Sot, e shtunë, 16 qershor, do të mbahet mbledhje/protestë për të mbajtur zi për qentë e vrarë në Prizren dhe Tiranë gjatë viteve të fundit.

Organizuar nga Fondacioni për të drejtat e kafshëve, qëllimi është që t’ua rikujtojnë të gjithëve dhe sidomos KRYETARËVE të qyteteve si Prizreni dhe Tirana, që nuk ka asnjë justifikim logjik, etik dhe as profesional që t’i shmangen një trajtimi të dinjitetshëm dhe human të qenve tonë si pjesë e secilës shoqëri.

Aktiviteti mbahet para DokuKino në Prizren nga ora 16:00 deri në orën 18:00.

Preferohet që ata që marrin pjesë të vishen me të zezë, ngaqë do të mbajnë zi për fatin e shumë qenve të vrarë padrejtësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat