Prizren, detaje nga vdekja e 17 vjeçarit në vendin e punës - Bota Sot
Prizren, detaje nga vdekja e 17 vjeçarit në vendin e punës

Prizreni

E martë, 13 nëntor 2018

Prizren, detaje nga vdekja e 17 vjeçarit në vendin e punës

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 18:57
Ilustrim

Një 17 vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës sot në mesditë.

Rasti ka ndodhur në fabrikën e stiroporit “SatStyro” në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, rrugës për Prevallë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Hazir Berisha, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit. Fillimisht nga Policia ishte thënë se i riu ka qenë 16 vjeçar, por më pas është konfirmuar nga ata se i njëjti ka qenë një vit më i madh.

“Askush akoma nuk është arrestuar për këtë rast”, ka thënë Berisha.

Media ka kontaktuar edhe kompaninë në fjalë, por ata nuk kanë dashur të flasin për këtë rast, duke thënë  se “për gjithçka kontaktojeni Policinë”.

17 vjeçari nga fshati Lubizhë nuk dihet nëse ka pasur kontratë të punës në këtë fabrikë.

Sipas Nenit 7, pikës 2 të Ligji i Punës në Kosovë: “Marrëdhënia e punës mund të themelohet edhe me personat në mes të moshës pesëmbëdhjetë (15) deri në tetëmbëdhjetë (18) vjeç, të cilët mund të punësohen për punë të lehta që nuk paraqesin rrezik për shëndetin ose zhvillimin e tyre dhe nëse ajo punë nuk është e ndaluar me ndonjë ligj ose akt nënligjor”.

Nga kompania “SatStyro”, ku edhe ka humbur jetën 17 vjeçari nuk kanë pranuar të flasin për atë se çfarë pune ka bërë ky i ri.

Megjithatë është bërë e ditur se vdekja ka qenë aksidentale dhe gjatë punës me makinën e stiroporit viktimës i janë shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test