“EC Ma Ndryshe” ultimatum komunës së Prizrenit - Bota Sot
“EC Ma Ndryshe” ultimatum komunës së Prizrenit

Prizreni

E martë, 20 nëntor 2018

“EC Ma Ndryshe” ultimatum komunës së Prizrenit

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 11:05
Komuna e Prizrenit

Çadrat e vendosura në urën e Arastës në qytetin e Prizrenit po e dëmtojnë urën në fjalë.

Kështu ka bërë të ditur njëri nga anëtarët e OJQ “EC Ma Ndryshe” ku i kanë dhënë afat Komunës së Prizrenti deri në mesditë që t’i largojë ato.

E në rast se kjo e fundit nuk ndërmerr masa konkrete, ai ka paralajmëruar se do të angazhohet vet në largimin e tyre, pavarësisht pasojave.

“Hallo komuna, nëse nuk dilni deri ne ora 11:59 me largu ceradën e cila është vendosur ne urën e Arastes dhe te cilën e ka demtu shume, atëherë unë do ta largoj pa marr parasysh pasojat”, është postimi i tij i plotë në murin e tij në facebook teksa shihen edhe fotot e këtyre ceradave mbi urë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test