Territori vreshtar i Rahovecit - Bota Sot
Territori vreshtar i Rahovecit

Prizreni

E hënë, 19 nëntor 2018

Territori vreshtar i Rahovecit

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 17:21
Vëna

Territori i komunës së Rahovecit ka një pozitë të mirë gjeografike.

Shtrihet në pjesën qendrore të gadishullit Ballkanik dhe i takon Evropës juglindore.

Ky territor përfshin pjesën qendrore dhe jugore të rrafshit të Dukagjinit dhe është i ndarë në tri tërësi ose mikro regji­one e këto janë: rafshirë-luginore, kodrinore dhe malore. Territori i komunës shtrihet në hemisferën veriore të Ekuadorit me shkallë 420 e 30’ dhe 420 e 50’ me një lartësi mbidetare 350-600m

Ne territorin e Komunës së Rahovecit mbizotëron klimë kontinentale me ndikim mesdhetar. Reshjet vjetore në Ra­hovec arrijnë në 765 mm dhe temperatura mesatare e ajrit është 11,8 °C. Muaji me i nxehtë është Korriku me një tem­perature maksimale prej 38,5 °C, ndërsa ne dimër muaji më i ftohtë është zakonisht muaji Shkurt, me një temperature minimale prej – 14,5 °C. Më së shpeshti fryejnë erërat e veriut, veri-lindja, dhe perëndimi, ndërsa më së paku fryjnë erërat e lindjes, jugut dhe jug-lindja.

Në bazë të hulumtimeve arkeologjike, në qytetin e Rahovecit janë gjetur dëshmi mbi kulturën e lashtë të civilizimit si dhe kulturën e kultivimit të hardhisë së rrushit dhe verës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test