Prizreni kërkon kthimin e kalldrëmit në rrugët e qytetit - Bota Sot
Prizreni kërkon kthimin e kalldrëmit në rrugët e qytetit

Prizreni

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Prizreni kërkon kthimin e kalldrëmit në rrugët e qytetit

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 07:42
Prizren

Është finalizuar iniciativa ‘’Ta rikthejmë kalldrëmin’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizmit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’.

Gjatë kësaj iniciative në mënyrë simbolike janë vendosur fragmente të kalldrëmit në rrugën ‘’Adem Jashari’’, duke bërë thirrje që të rikthehet diskursi publik lidhur me kthimin e kalldrëmit në këtë rrugë.

Sipas Ec Ma Ndryshe, Prizreni, si qendër urbane prej shekujsh dallohet me karakteristikat arkitektonike te? saj të ndërlidhura me aplikimin e materialeve tradicionale. Në mesin e tyre kalldrëmi pe?rbe?n identitetin historik te? rrugëve e rrugicave te? tij. Si i tille?, kalldrëmi i ka dhënë? karakter dhe hijeshi shesheve e rrugëve te? Prizrenit ne? te? kaluarën, dhe vazhdon ta bëj ke?te? edhe sot e kësaj dite ne? pjesët e mbetura. Ne? vitet e pasluftës, ne? disa rruge? qendrore te? Prizrenit kalldrëmi e?shte? larguar dhe e?shte? ze?vende?suar me asfalt. Në këtë mënyrë, ne? emër te? lehtësimit te? qarkullimit rrugor te? automjeteve e?shte? sakrifikuar nje? nga elementet e identitetit historik te? qytetit.

“Të lidhur emocionalisht me kalldrëmin si simbol i qytetit të Prizrenit, të rinjtë pjesëmarrës të Shkollës së Aktivizmit Urban kanë propozuar që përmes një inicitive të tillë të përqohet mesazhi për mundësinë e kthimit të kalldrëmit në këtë rrugë. Format e aplikuara të kalldrëmit kanë karakter të përkohshëm dhe tentojnë që përmes rikthimit në kohë, kur kjo rrugë ishte e mbuluar me kalldrëm, të bëjnë thirrje te autoritetet lokale dhe qendrore të diskutojnë mundësitë e rikthimit të kalldrëmit aty ku ekzistojnë mundësitë.Ideja për performancën publike për rikthimin e kalldrëmit është dhënë gjatë Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban, të mbajtur në muajt prill – maj të këtij viti, gjatë së cilës të rinjtë pjesëmarrës të shkollës kanë pasur rastin të aftësohen lidhur me principet e aktivizmit urban. Kjo iniciativë do të përcillet me iniciativat e radhës të dizajnuara në kuadër të Shk ollës së Aktivizmit Urban. Veprimet e propozuara trajtojnë çështje të caktuara të komunitetit në qytet, dhe u takojnë fushëveprimeve të ndryshme me fokus në hapësirat publike”, thuhet në një pjesë të njoftimit dërguar nga OJQ Ec Ma Ndryshe.

Shkolla e Aktivizmit Urban është pjesë e projektit ‘’Rikthimi i Qytetit’’ që në mënyrë specifike synon të avokojë për gëzimin e plotë të së drejtës mbi qytetin përmes një sërë platformash të aktivizmit.

Nëpërmjet Shkollës së Aktivizmit Urban, projekti ofron një platformë edukimi dhe aktivizmi qytetar për të rinjtë, duke transformuar nxënësit e shkollave të mesme në qytetarë politikisht aktiv dhe social.

Projekti “Rikthimi i qytetit – E Drejta mbi Qytetin për grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit në Prizren” përkrahet financiarisht nga National Endowment for Democracy.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test