Prizren, dy ditë rresht lindin nga 9 djem e një vajzë

Prizreni

Prizren, dy ditë rresht lindin nga 9 djem e një vajzë

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 21:00
Ilustrim

Në spitalin e Prizrenit pati një zhvillim interesant. Gjatë dy ditëve aty lindën numër i njëjtë i foshnjave dhe ishin të gjinisë së njëjtë.

Stafi nuk mban mend të kishte ndodhur diçka e tillë edhe më parë.

Me këtë rast shumë të rrallë u habitën gjinekologët.

“Ajo që është e veçantë për datën 15 dhe 16 në këtë spital është se në këto dy ditë i kemi pasur 10 lindje brenda dite prej të cilave 9 kanë qenë foshnje të gjinisë mashkullore dhe një të gjinisë femërore”.

Pavarësisht këtij fenomeni gjinekologia thotë se gjinia barazohet dikur.

“Ndodh që dy vjet më shumë të lindin femra pastaj megjithatë numri barazohet”.

E nënat e bebet u lëshuan disa pas 24 orëve e disa pas 48. Të shtunën u lëshuan në shtëpi të fundit.

Por Gjergjizi thotë se nga përvoja e saj në këtë profesion ka diktuar se në Prizren çdo herë në një përqindje të vogël prin lindjet nga gjinia mashkullore.

Ndërkohë edhe drejtori i spitalit thotë se kushtet në këtë departament janë përmirësuar dukshëm.

Për një rast të tillë ku numri i të lindurve dhe gjinia e tyre është e njëjtë dy ditë rresht nuk ka dëgjuar as drejtori.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat