Përkujtohen dëshmorët e Epopesë së Vrrinit në 20 vjetorin e rënies - Bota Sot
Përkujtohen dëshmorët e Epopesë së Vrrinit në 20 vjetorin e rënies

Prizreni

E enjte, 15 nëntor 2018

Përkujtohen dëshmorët e Epopesë së Vrrinit në 20 vjetorin e rënies

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 11:30
Akademia përkujtimore për epopenë e Vrrinit

(E plotësuar) - Sot në Prizren është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të Epopesë së Vrrinit.

Pas homazheve që janë bërë në varrezat e Landovicës dhe te busti i dëshmorit Xhevat Berisha në Shatërvan, të pranishmit kanë vazhduar drejt Shtëpisë së Kulturës Xhemajl Berisha, ku edhe është mbajtur akademia përkujtimore.

Isa Berisha, sekretar i OVL-së, Dega në Prizren, tregoi për rrethanat në të cilat ranë dëshmorët e brigadës 125, dhe tha se beteja në rajonin e Vrrinit ishte një ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.

Kurse Artan Abrashi, Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prizren, tha se dëshmorët e Epopesë së Vrrinit ia kthyen dinjitetin rajonit të Prizrenit. Ai tha se gjendet këtu që në emër të komunës së Prizrenit ta përkujtojnë jetën dhe veprën e këtyre dëshmorëve.

Deputeti Zafir Berisha, tha se UÇK nuk lindi rastësisht, por që ishte përpjekje e vazhdueshme për liri, dhe betejën e rajonit të Vrrinit e quajti betejë titanike. Ai tha se gjaku i dëshmorëve është gurthemeli i të ardhmes së Kosovës.

I pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili në atë kohë i njohur si Komandant Çeliku. Ai tha se akademitë përkujtimore, përveç për nderimin e dëshmorëve, bëhen edhe për të gjallët, për të kujtuar se ku ishim ne, dhe se duhet të punohet më shumë për vendin. Kjo akademi përkujtimore u përcoll edhe me pikë instrumentale në piano dhe flaut, si dhe këngë kushtuar dëshmorit Xhevat Berisha dhe Betejës së Vrrinit.

Gjatë Epopesë së Vrrinit, në datat 1 - 5 shtator 1998 u vranë 28 pjesëtarë të UÇK-së. Në përkujtim të kësaj Epopeje, do të mbahen edhe aktivitete tjera gjatë dy ditëve në vijim.

***

Me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së Vrrinit po mbahet akademi përkujtimore në Prizren.

Ndërkohë janë bërë homazhe mbahen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe janë vendosur buqeta lulesh te shtatorja në Shadervan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test