Prokuroria Themelore në Prizren heton listat e veteranëve të luftës - Bota Sot
Prokuroria Themelore në Prizren heton listat e veteranëve të luftës

Prizreni

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Prokuroria Themelore në Prizren heton listat e veteranëve të luftës

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 18:42
Ilustrim

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka mbajtur takim me Njësitin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, lidhur me listat e veteranëve të luftës, të cilat po dyshohen për manipulime.

Kryeprokurori Shala, ka kërkuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës, duke përfshirë Zonën Operative të Pashtrikut, Brigadat 121, 122, 123, 124, 125, 126 dhe 128.

“Kryeprokurori për këtë rast ka caktuar një prokuror, i cili do të merret ekskluzivisht me këto lëndë, dhe në rast nevoje do caktohet edhe ndonjë prokuror tjetër”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test