Prizreni me plan për ditën pa makina - Bota Sot
Prizreni me plan për ditën pa makina

Prizreni

E hënë, 22 tetor 2018

Prizreni me plan për ditën pa makina

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 15:18
Prizren

Komuna e Prizrenit të premten do të organizojë ditën pa makina në qytet, ku janë paraparë të mbyllen dy rrugë, në të cilat do të ketë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.

Sipas komunës, për këtë ditë një pjesë e aksit rrugor "Remzi Ademaj" dhe "Adem Jashari" do të jetë e bllokuar për automjete për tri orë, konkretisht nga ora 10:00 deri në orën 13:00 dhe pikërisht në këtë segment rrugor do të ketë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.

Gjatë kësaj kohe makinat duhet të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative siç është rruga "Faik Emrush" dhe "Fehmi Lladrovci".

"Dita pa makina" është një ngjarje e lirë ndërkombëtare, e cila organizohet me qëllim të shfrytëzimit të sa më pak makinave, si një prej ndotësve kryesorë të ajrit dhe nxitjes për përdorim të transportit urban dhe biçikletave.

"Dita pa makina" organizohet për çdo vit në rreth 2000 qytete dhe 40 vende të ndryshme të botës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test