Rasti i fajdeve ndaj Kqirajve: Apeli anulon vendimin - Bota Sot
Rasti i fajdeve ndaj Kqirajve: Apeli anulon vendimin

Prizreni

E premte, 19 tetor 2018

Rasti i fajdeve ndaj Kqirajve: Apeli anulon vendimin

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 10:18
Ilustrim

Gjykimi i disa anëtarëve të familjes Kqira dhe të tjerëve dhe të tjerëve në rastin e njohur për fajde do të fillojë nga pika zero.

Katër muaj pasi gjykata themelore e Prizrenit i kishte shpallur fajtorë për fajde, 10 të akuzuarit të rastit të njohur për fajde, gjykata e apelit e ktheu lëndën në rigjykim.

Lajmin për Kallxo e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

Gjykata Themelore në Prizren kishte shpallur aktgjykimin ndaj grupit të të dyshuarve për fajde e detyrim në Prizren.

I akuzuari kryesor në këtë rast, Tunë Kqira ishte  dënuar me 2 vjet e 3 muaj burg; Kastriot Kqira me 3 vjet burg, Gjon Kqira me 2 vjet e 6 muaj, Gjekson Kqira me 5 muaj, Gëzim Kqira me 5 muaj, Benson Buza me 2 vjet e 6 muaj, Besfort Omaj me 2 vjet e 5 muaj, Zyrafete Hukolli me 6 muaj, Ekrem Leci me 6 muaj, Hil Kaqinari me 6 muaj ndërsa dy të akuzuarit tjerë Ragip Fazlija dhe Sejfë Kaqorraj janë liruar nga akuzat, raporton KALLXO.com.

Kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, tha gjatë shpallës së aktgjykimit se Tunë dhe Gjon Kqira shpallen të pafajshëm në veprën penale të detyrimit ndërsa Kastriot Kqira e Besfort Omaj janë shpallur fajtorë për këtë vepër.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë disa viteve të kaluara, të pandehurit Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira dhe Benson Buza kanë vepruar si grup i organizuar kriminal më qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, duke kryer vepra të rënda penale.

Sipas aktakuzës, Tunë Kqira i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal.

Grupi ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtuarve dhe u ka dhënë para me fajde. Pastaj, duke përdorur kërcënimet e rënda, i kanë detyruar të paguajnë kamata dukshëm jo proporcionale, ose të kryejnë ndonjë veprim tjetër në dëm të pasurisë së tyre.

Të akuzuar në këtë rast ishin: Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira, Benson Buza, Besfort Omaj, Zyrafete Hukolli, Ragip Fazlija, Ekrem Leci, Hil Kaçinari, Sejdë Kaqorraj dhe Zef Oroshi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test