Panairi i punës në fund të muajit në Prizren - Bota Sot
Panairi i punës në fund të muajit në Prizren

Prizreni

E shtunë, 17 nëntor 2018

Panairi i punës në fund të muajit në Prizren

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:46
Panairi i punës në Prizren

Në Prizren më 31 tetor mbahet Panairi i Punës.

Sipas njoftimit të komunës, panairi do të mbahet në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”.

Panairi i Punës organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunën e Prizrenit dhe Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

“Për punëkërkuesit, Panairi i Punës është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.Për kompanitë dhe organizatat - Panairi i Punës është vendi ku mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë. Gjatë panairit kompanitë/organizatat gjithashtu mund të intervistojnë dhe vlerësojnë kandidatët potencialë për punë apo praktikë në punë”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test