Prokuroria e Prizrenit ngrit 4 aktakuza për mish të prishur - Bota Sot
Prokuroria e Prizrenit ngrit 4 aktakuza për mish të prishur

Prizreni

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Prokuroria e Prizrenit ngrit 4 aktakuza për mish të prishur

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur katër aktakuza për katër persona lidhur me veprën penale prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.

Prokuroria nëpërmjet një komunikate thotë se pas përfundimit të hetimeve lidhur me dyshimet për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave të dyshuar dhe kundër personave juridik, për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

“Të pandehurit, si persona përgjegjës në kuadër të personit juridik, me qëllim të shitjes kanë vënë në qarkullim artikuj ushqimor, përkatësisht mish dhe produkte të mishit, për të cilat kanë ditur se janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren, kundër njërit prej të pandehurve ka ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “Kanosje” nga neni 185 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test