Transportonte ushqim pa afat për fëmijë, kapet prizrenasi që punonte ilegalisht - Bota Sot
Transportonte ushqim pa afat për fëmijë, kapet prizrenasi që punonte ilegalisht

Prizreni

Transportonte ushqim pa afat për fëmijë, kapet prizrenasi që punonte ilegalisht

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 19:33
Policia kanë intervistuar të dyshuarin i cili ka transportuar edhe lojëra të dyshimta pa dokumente përkatëse

Inspektorati për ushqim në Komunën e Vitisë, ka arritur të konfiskojë dhe asgjësojë 500 kilogram mall ushqimor për fëmijë, me afat të skaduar.

Ky konfiskim ndodhi në bashkëpunim me stacionin policor në Viti, pasi kishin pranuar informacione se një person nga Prizreni me veturën e tij të llojit Pikap, po ushtronte atë detyrë në mënyrë ilegale.

Drejtori i Inspektoratit Skender Ahmeti, ka treguar se policia kanë intervistuar të dyshuarin i cili ka transportuar edhe lojëra të dyshimta pa dokumente përkatëse.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa rasti po hetohet.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test