Shkak i aksidentit, sipas policisë, ishte shpejtësia.
Dy persona kanë marrë tretman mjekësor pasi janë goditur nga një veturë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.
Shkak i aksidentit, sipas policisë, ishte shpejtësia
“Rr. “Zahir Pajaziti”, Prizren 25.10.2018-20:30. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, ka goditur dy këmbësorët-viktimat femra K-Rome. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit”, njofton policia.