Prizren, këtë javë nis mbledhja e mbeturinave të vëllimshme - Bota Sot
Prizren, këtë javë nis mbledhja e mbeturinave të vëllimshme

Prizreni

E hënë, 19 nëntor 2018

Prizren, këtë javë nis mbledhja e mbeturinave të vëllimshme

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 10:22
Foto

Komuna e Prizrenit në javën e parë të muajit nëntor do të fillojë aksionin e mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme nga të gjitha amvisëritë.

Sipas njoftimit të komunës së Prizrenit, aksioni do të realizohet nga data 1 nëntor, deri më 7 nëntor.

“Mbeturinat e vëllimshme llogariten të gjitha gjësendet e vjetëruara që nuk përdoren, duke përfshirë orendi të vjetra shtëpiake, vitrina, set ulëse, tepihë, pajisje teknike etj. Mbledhja e mbeturinave të vëllimshme do të realizohet sipas orarit të mbledhjes së mbeturinave të rëndomta. Shtëpitë private këto mbeturina duhet t'i vendosin para dyerve, në ditën kur bëhet shërbimi për mbledhjen e mbeturinave në lagjen përkatëse. Ndërsa banimet kolektive, duhet t'i vendosin ato në pikën publike më të afërt të grumbullimit të mbeturinave. Mbeturinat e vëllimshme nuk duhen të hidhen në çdo kohë:, thuhet në njoftim.

Komuna ka njoftuar ky shërbim është pa pagesë dhe bëhet dy herë në vit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test