Çfarë thotë Mytaher Haskuka për kompaninë që premton 2000 mijë vende pune në Gjermani - Bota Sot
Çfarë thotë Mytaher Haskuka për kompaninë që premton 2000 mijë vende pune në Gjermani

Prizreni

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Çfarë thotë Mytaher Haskuka për kompaninë që premton 2000 mijë vende pune në Gjermani

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 18:02
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka

Kompania nga Prizreni që këtë të mërkurë ofroi 2 mijë vende punë në gjermani në agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve vendore është regjistruar me 23 tetor të 2018, pikërisht në ditën kur edhe bëri të ditur njoftimin në media për mundësi punësimi në Gjermani. Por Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se nuk është në dijeni për veprimtarinë e kësaj kompanie.

Shtëpia e Kulturës Xhemajl Berisha gjate së enjtes dukej shumë e qetë.  Aty kalonin vetëm studentë që e shfrytëzonin bibliotekën edhe qytetarët që frekuentonin atë rrugicë. 

 “Kompania gjermane” që ka prezantuar dje në Shtëpinë e Kulturës në Prizren është kompani fiktive, e cila nuk ekziston fare.

Për këtë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është duke u hetuar kjo kompani.

Ai tha se organet po merren me këtë çështje, por është ende herët të thuhet diçka. Ai nuk ka mohuar se me këtë po merret edhe Agjencia Kosova e Inteligjencës.

Mirëpo pavarësisht kësaj deklarate policia e Kosovës një gjë të tille nuk e pranon se është duke ndodhur.

Policia e Prizrenit kanë pranuar se nuk ka hapësirë për dyshime, askush nuk është ankuar dhe nuk kanë pse të hetojnë asgjë. 

Kurse nga prokuroria e Kosovës nuk kane treguar detaje nëse një hetim është duke u bërë. 

 E për atë që ndodhi dje kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka treguar se është i habitur. 

Ai ka treguar se dje ka qenë edhe hapja e panairit të punës në komunën e Prizrenit. 

“Unë nuk kam kurrfarë informacioni as për këtë ngjarje as për kompaninë. Shpresoj që nuk është ndonjë aspekt korruptiv aty dhe qytetarët nuk bien pre e ndonjë mashtrimi. Nuk kemi pasë as informata, nuk kemi ditë as për çka është fjala. Pos asaj që e kemi pa nga mediat, nuk e kanë kontaktuar komunën as nuk kanë kërkuar ndonjë bashkëpunim nga komuna”, ka thënë Haskuka. 

Kompania “BSB Aviation” është regjistruar në formën Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK), me kapital prej vetëm 1,000 euro, ndërsa pronar figuron të jetë një person i quajtur Bujar Berisha.

Për mashtrim të rreth 900 personave për viza pune në Gjermani aktualisht po akuzohet deputeti Milaim Zeka, dhe partneri i tij afarist Ilir Krasniqi. Sipas raportimeve , Zeka dhe Krasniqi akuzohen se me premtimin për sigurimin e një vendi të punës në Gjermani, aplikantët ishin detyruar të paguanin shuma që varionin nga 50 euro e deri në 3,500 euro, mirëpo viza e punës nuk kishte ardhur kurrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test