Zebra shumëngjyrëshe për të shtuar sigurinë në trafik - Bota Sot
Zebra shumëngjyrëshe për të shtuar sigurinë në trafik

Prizreni

Zebra shumëngjyrëshe për të shtuar sigurinë në trafik

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 11:32
Zebra shumëngjyrëshe për të shtuar sigurinë në trafik

EC Ma Ndryshe, gjatë të enjtes dhe të premtes në Prizren, ka realizuar performancën publike "Zebra shumëngjyrëshe".

Qëllimi i kësaj performance publike është shtimi i vëmendjes për sigurinë në trafik, ashtu që ngasësit e automjeteve dhe këmbësorët të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Sipas njoftimit të kësaj organizate, ndër rrugët më të frekuentuara nga nxënësit dhe automjetet në qytetin e Prizrenit janë ato në afërsi të Shkollave fillore dhe të mesme të ulëta "Mustafa Bakiu" dhe "Emin Duraku" si dhe shkollës së mesme "Remzi Ademaj".

“Për këtë arsye pranë këtyre shkollave zebrat janë dizajnuar në atë mënyrë që t'i nxisin këmbësorët e posaçërisht fëmijët që ta kalojnë rrugën në vendkalimin e paraparë, derisa për ngasësit janë ngjyrat më të ndritshme dhe të dallueshme për t’i paralajmëruar ata që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes në këto zona. EC bën thirrje tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që t'i respektojnë shenjat e komunikacionit dhe të kenë kujdes të shtuar në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e askujt”, thuhet në një komunikatë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test