Prizreni bëhet me shtatoret e tre baballarëve të shtetit - Bota Sot
Prizreni bëhet me shtatoret e tre baballarëve të shtetit

Prizreni

Prizreni bëhet me shtatoret e tre baballarëve të shtetit

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 16:21
Zbulimi i shtatoreve te Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Në hapësirën e kompleksit monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit janë përuruar shtatoret e tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u shpreh se është kënaqësi që sot ndodhet në Prizren, duke shtuar se ky muaj përkon me shumë përvjetore.

"Jemi pikërisht në një muaj të festave, 28 nëntorit e po ashtu edhe të alfabetit të njësuar", tha ai.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se këto shtatore përjetësojnë një moment vendimtar në historinë tonë kombëtare: momentin kur këta tre burra të mëdhenj e bashkuan kombin përball rreziqeve të kohës.

Duke e konsideruar këtë ditë, të veçantë për Prizrenin dhe gjithë kombin shqiptar, Veseli tha se në mesin tonë po kthehen të përjetësuar tre baballarë të kombit, të cilët nisën rrugëtimin me idenë e lirisë dhe të shtetit kombëtar të shqiptarëve.

Por shtoi Veseli, kjo ditë nuk do ta kishte këtë hijeshi, pa një histori tjetër të veçantë të kombit tonë, e cila ndodhi këtu e 21 vjet më parë, pra ballafaqimi i parë frontal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, e cila për herë të parë poshtëroi në mënyrë disfatiste ushtrinë dhe policinë serbe.

“Sot ne shqiptarët kemi shtete, kemi liri, identitet e krenari, por kemi partnerë, në rrugëtimin tonë drejt integrimeve euro-atlantike. Do të vazhdojmë kështu si sot, të bashkuar, për të përkujtuar dhe lartësuar çdo herë veprat e atdhetarëve dhe baballarëve të kombit. Njëkohësisht, edhe për të dëshmuar se jemi të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm për të gjitha sakrificat që janë bërë, si dhe për të ruajtur dhe çuar përpara amanetin e heronjve dhe martirëve të kombit. Lavdi e përjetshme heronjve të atdheut”, tha në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli.

I pranishëm në përurimin e tri shtatoreve ishte kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh i kënaqur që ndodhet në këtë ditë sot këtu në Prizren.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se kjo vepër e sotme është pjesë e përgjegjësive, të vitit ndërkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

"E mira e kësaj vepre të sotme është se kush do që nuk heq dorë prej të drejtës së vet, ajo do të bëhet realitet", tha Haradinaj.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test