Lansohet projekti për një Prizren të qëndrueshëm

Prizreni

Lansohet projekti për një Prizren të qëndrueshëm

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 07:10
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) nënshkruan marrëveshjen për një projekt që do të kontribuojë në uljen e cenueshmërisë nga ndryshimet klimatike në Kosovë.

Kjo marrëveshje është në partneritet me Komunën e Prizrenit.

Ky projekt dyvjeçar, "Mbështetja për një Prizren të Qëndrueshëm – Inicimi i Veprimeve të Përshtatshme Lehtësuese Urbane në nivel Vendi (në anglisht: Urban Nationally Appropriate Mitigation Action - Urban NAMA)" do të ndihmojë qytetin e Prizrenit në zvogëlimin e emetimeve të përgjithshme të gazrave serrë (GHG) përmes bashkëpunimit ndërsektorial në nivel komunal.

Sipas njoftimit për shtyp, përmes bashkëpunimit midis industrisë, qeverisjes lokale, sektorit privat, shoqërisë civile (përfshirë OShC-të që merren me çështje të grave) dhe institucioneve arsimore, projekti do të kontribuojë në krijimin e kushteve më të shëndetshme të jetesës urbane dhe rritje të qëndrueshme; dhe në të njëjtën kohë, duke u bërë  shembull si duhet ndërhyrë edhe në qytetet tjera të Kosovës. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat