Problemet e shumta të banorëve të Hoqës së Qytetit

Prizreni

Problemet e shumta të banorëve të Hoqës së Qytetit

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 23:44
Hoqë e Qytetit në Prizren

Banorët e lagjeve Krasniqi dhe Shala të fshatit Hoqë e Qytetit në Prizren po ankohen se Komuna e Prizrenit i ka lënë anash sa u përket investimeve.

Ata kanë problem me rrëshqitje të dheut, mosrregullim të rrugës dhe problemin më  të madh e kanë me përroskën e fshatit, e cila pas shirave vërshohet nga ujërat dhe mbeturinat e shumta që i sjellë  uji nga fshatrat përreth.

Berat Krasniqi banor i këtij fshatit ka probleme me rrëshqitjen e dheut afër shtëpisë së tij.

Ai thotë se ndihet i rrezikuar edhe pse ka bërë  disa herë  kërkesa në Komunë, ku përveç fjalëve thotë se nuk ka marrë asgjë tjetër.

“Dheu çdo vit na rrëshqet me të madhe, problem kryesor është  sepse rrugën kryesore të  fshatit e kemi lart, që e lidh komplet fshatin, nuk kemi kurrfarë mbrojtje, sidomos kur është  koha e dimrit, kur ka rrëshqitje të  borës e akullit, kjo na rrezikon neve”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat