Themelimi i eparkisë – ipeshkvisë arbëreshe në Ungri (Lungro) të Kalabrisë - Bota Sot
Themelimi i eparkisë – ipeshkvisë arbëreshe në Ungri (Lungro) të Kalabrisë

Religjion

Themelimi i eparkisë – ipeshkvisë arbëreshe në Ungri (Lungro) të Kalabrisë

Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:47
Imzot Donato Olivero dhe Ilir Meta

Më 13 shkurt 1919 papa Benedikti XV me bullën e veçantë “Catholici fideles” ka themeluar eparkinë – ipeshkvinë lindore të ritit grek, duke i ndarë nga ipeshkvijtë perëndimore italiane. Arsyeja e këtij vendimi dhe themelimi është kjo: “Besimtarët katolikë të ritit grek, banorë të Epirit dhe të Shqipërisë, duke u larguar në një numër të madh nga sundimi turk, kanë emigruar në Italinë e afërt, ku janë pranuar me dashuri dhe janë vendosur në krahinën e Kalabrisë dhe të Sicilisë, duke ruajtur, siç është e drejtë, traditat dhe institucionet, ritin e Kishës së tyre, si dhe të gjitha ligjet tjera zakonore që i kanë pranuar nga paraardhësit e tyre, dhe që gjatë shumë shekujve i kanë ruajtur me kujdes dhe dashuri..."Bulla vazhdon kështu: “Shi për këtë Ne, me fuqi të plotë apostolike, vendosim që menjëherë të themelohet kanonikisht një ipeshkvi e ritit grek në Kalabri, me emërtim e selisë në Ungri – Lungro, me katedralen e Shën Kollit nga Mira, ipeshkvin ordinar...”.

Eparkia apo ipeshkvia e Lungrit ka sot : 32. 800 besimtarë - katolikë; 29 famulli; 44 meshtarë; 32 murgesha. Ipeshkvijtë arbëreshë.

Imzot Giovanni MELE (1919 – 1979) Imzot Giovanni STAMATI (1979 – 1987)

Imzot Ercole LUPINACCI (1987 – 2010)

Imzot Donato OLIVERIO (2012 - )

Gati të gjitha përkthimet liturgjike, biblike, katekistike dhe pastorale i ka bërë atë Emanuele GIORDANO (1920 – 2015).

Nga kjo Kishë ishte edhe Imzot Eleuterio FORTINO (1938 – 2010), teolog, ekumenist, veprimtar arbëresh shumë i shquar dhe tejet i dalluar, njeri dhe meshtar që ka lënë gjurma të pashlyeshme jo vetëm në Kishën arbëreshe, por edhe më gjerë, në mbar popullin tonë shqiptar. Don Lush GJERGJI

Nga Qarkorja e Eparisë së Ungrit (Lungro)

100 vjetori i Eparkisë së Ungrit, 13 shkurt 2019

Më 13 shkurt 2019, në ora 16. 30 do të fillojë kremtimi i 100 vjetorit të Eparkisë sonë. Do të mblidhemi si Kisha e Eparkisë në Katedralen tonë, për t’u lutur dhe falënderuar Zotin, Atin, Birin dhe Shpirtin Shenjt për dhuratën bujare që ka dashur të na bëjë nëpërmjet Papës Bendektit XV, i cili më 13 shkurt 1919, kishte themeluar Eparkinë e Ungrit të Arbëreshëve të Italisë kontinentale.

Dëshiroj që mos të mungojë asnjë meshtar, diakon, murgeshë, që seë bashku me fëmijë, rini, të pjekur dhe të moshuar të bashkësive tona. Kush e do Kishën, duhet ta kuptojë rëndësinë e këtij përvjetori, që nuk domethënë shkuarje në Kishë, por duhet të kuptohet rëndësia e kësaj ngjarjeje të veçantë, që do të jetë para së gjithash një ftesë për t’u thelluar në motivet dhe frymëzimin e këtij themelimi. Ngjarje kjo historike me domethënie të madhe për Shqiptarët e Kalabrisë, me kuptim antropologjik dhe shoqëror, dhe natyrisht, fetar.

Ungri, 8 janar 2019 Imzot Donato OLIVERIO, ipeshkëv

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...