Besoji Zotit jo vetëm në ditët e tua të vështira, por edhe në ditët e tua më të bukura…

Religjion

Besoji Zotit jo vetëm në ditët e tua të vështira, por edhe në ditët e tua më të bukura…

Më: 3 prill 2019 Në ora: 21:50
Ilustrim

Është mjaft e thjeshtë ta humbasësh besimin lidhur me ekzistencën e Zotit, apo fuqinë e Tij, teksa përballemi me kohëra të vështira dhe të pasigurta. Besimi ynë nis të lëkundet dhe ne dyshojmë lidhur me ekzistencën e Tij, apo me faktin se Ai mund të jetë vërtet duke na ndihmuar me sprovat që po na vendos përballë. Zoti e dinte se ne do të hasnim edhe periudha ku besimi ynë do të lëkundej, ndaj fjalët e Tij i ka vendosur në librat e shenjtë. Në momentin që nisim të dyshojmë, apo të mos besojmë aq sa duhet, mjafton të lexojmë në librat e shenjtë dhe të lutemi që Ai ta ndriçojë mendjen dhe zemrën tonë.

Në ditën e Pashkës Ortodokse, ne kemi vendosur t’ju sjellim në vëmendje disa vargje nga Bibla që do t’jua shtojnë akoma më tepër besimin në Zot:

“Prandaj dhe ne e falenderojmë pa pushim Perëndinë, se kur ju keni marrë nga ne fjalën e Perëndisë, e pritët atë jo si fjalë njerëzish, por, sikurse është në të vërtetë, si fjalë Perëndie, që vepron ndër ju që besoni”. – 1 Thesalonikasve 2:13

“Pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse Ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë”. – Hebrenjve 11:5

“Por ata që shpresojnë te Zoti, fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur”. – Isaia 40:31

“Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej Tij. Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë”. – Gjoni 3:17-18

“Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrni”. – Marku 11:24

“Sepse nuk dot ë lëvizet kurrë: i drejti do të kujtohet gjithnjë. AI nuk do t’u trembet lajmeve të këqija; zemra e tij është e fortë , me besim tek Zoti”. – Psalmet 112:6-7 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat