Krishti u ngjall Alelluia

Religjion

Krishti u ngjall Alelluia

Nga: Mons.dr. Zef Oroshi Më: 20 prill 2019 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

“Njiherë që Krishti u ngjallë nga të vdekunt, ai nuk vdes ma (p.sh, si Lazri, që i ngjallun nga Krishti, vdiq ma vonë), vdekja nuk ka ma zotnim mbi te”, (Rom.VI,9). Mundimet e Krishtit nuk do të kishin kuptim, mos t’u vertetueke ringjallja. Bashkë me mundime, ai gjithmonë paralajmoi dhe ringjalljen. Kësaj i solli prova mbas ngjalljes, tue u pa disa herë me të gjith apostujt e me qinda dishepujsh per katerdhetë dit, derisa u ngjit në qiellë. Krishti vetë dhe të gjith Etënit e Kishës ma vonë, na thonë, se, mbas ramjes së nieriut në mëkat, nierzimi pat kalue “nen princin e këti shekullit - Djallin,” Pashka e Krishtit, prandej, shenon triumfin e të Lumit mbi anmiq, mbi shekull dhe mbi djallin. Rojet Romake rreth vorrit hiken të tmerueme, me lajmue Kryepriftënt.

Këta, të ndërkryem nga pështjellimi, hartojnë “rrênen zyrtare” tue u dhanë ushtarëvet nji shumë të madhe të hollash”- “Thoni se dishepujt e ti kanë ardhë natën e kanë marrë, ndersa na flejshim.” Por edhe rrena mbetet e çale” si mujten rojet me i pa dishepujt, nëse flëjshin ? (Sh’Agustini).

Lumnimi i Krishtit tashti, edhe si nieri vlla me né, asht i plotë. Trupi i ti i shkelqyeshem, asht i pavuejshem, i levizëshem nga vendi në tjetrin, mâ shpejt se vetima, ligjët fyzike nuke ndalojnë mâ. Ai del nga vorri i vulosun me nji rasë të madhe, hynë në kullen e çenakullit, ku gjindeshin Apostujt, me dyer mbyllë.

Image
Mons.dr. Zef Oroshi

Vepra e ti mbi tokë e ka nxjerrë nierzimin nga zotnimi i djallit, dhe i ka çilë rrugen e shelbimit per jetën e amshueme: “At, due që aty ku jam un, të jenë edhe ata që ti më ke dhanë.”Por edhe këtu mos t’i harrojmë fjalët e të madhit Agustin: “Ai që të ka shperbleu ty, pa ty, nuk te shelbon ty pa ty”.

Lexuesve, bashkpuntorve dhe bamiresave per shum mot pashket e krishtit uron "Jeta katholike shqiptare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat