Përflakja e Jezu Krishtit në Notre Dame përcëlloi shpirtin e njerëzimit

Religjion

Përflakja e Jezu Krishtit në Notre Dame përcëlloi shpirtin e njerëzimit

Nga: Azgan Haklaj Më: 21 prill 2019 Në ora: 08:45
Notre Dame

Kur flakët e Notre Dame skuqën qiellin e Parisit, Bota shtangu dhe mbajti frymën për një çast.

Një nga kryetempujt dhe ndërtesat më të bukura e madhështore që ka krijuar mendja njerëzore u duk se do të zhdukej përgjithmonë në atë lëmsh të zjarrtë që të kujton Ferrin Bibliko-Dantesk.

Fatmirësisht ajo u mbajt në këmbë si një kolos i plagosur.

Notre Dame, një Kryevepër e arkitekturës dhe inxhinierisë ka sunduar në shekuj me plotfuqinë e saj Qiellin e Parisit.

Është dashur një kohë e gjatë, plot 2 shekuj që arkitektët, konstruktorët e ndërtuesit e saj gjenial ti jepnin formën përfundimtare shtëpisë së Zotit.

Kombet e mëdha e të civilizuara siç është Franca e Karlit të Madh, e monarkëve të ndritur, e Perandorit Gjenial Napoleon Bonaparti, e iluminizmit dhe revolucioneve, letërsisë , artit e kulturës së madhe reagoi fort teksa shihte një nga simbolet e mëdha të shpirtit të saj të besimit, kulturës, historisë e gjenisë së vet krijuese të shkërmoqej para syve.

Bashkë me Francën reagoi e gjithë Bota.

Ndërgjegja e saj e përgjumur u zgjua sepse njerëzimi e ka në ADN-në e tij reagimin kur rrezikohen kryeveprat e deshmisë së tij historike e kulturore.

Ndoshta shpirti i përflakur i Jezu Krishtit po "digjej" në atë zjarr për tu ringritur përsëri në lartësinë e qiejve për të na dhanë Mesazhin Hyjnorë se kjo Shtëpi Madhështore e ngritur si një Kult nderimi e adhurimi ndaj Zotit është e përjetshme dhe e pamposhtur.

Shqiptarët jenë krenar sepse kanë me Notre Dame të Parisit një lidhje të veçantë.

Në shtator 1457 kur Europa dridhej përpara egërsisë e barbarisë së hordhive otomane, kambanat e Katedrales së Parisit gjëmuan fort për ti dhanë Francës dhe Europës lajmin e fitores madhështore të Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij në Betejën e Albulenës.

Franca beson tek Zoti, tek vlerat e lirisë dhe civilizimit.

Parulla e Revolucionit Francez Liri-Barazi-Vëllazëri është sot dhe në të ardhmen Trinia e Shenjtë dhe busulla e pagabueshme që i udhëhoqi kombet drejt rendit të ri botëror e vlerave të përbashkëta të njerëzimit.

Francezët kanë luftuar në shekuj për lirinë e tyre e lirinë e të tjerëve.

Ne jemi një komb ndërtuesish tha Presidenti Makron.

Do ta ringremë së bashku Katedralen u shpreh Ai.

Notre Dame e përflakur na kujton se sa e fuqishme është ndjenja e solidaritetit dhe memories sonë të përbashkët, si mekanizmi i vetëm që bën të mundur që tik- taku i orës së historisë të mos ndalojë kurrë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat