Nga muaji shtator Athina hap dyert e xhamisë së shumëvonuar

Religjion

Nga muaji shtator Athina hap dyert e xhamisë së shumëvonuar

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 10:58
Foto

Greqia ka bërë me dije se së shpejti do të hapë xhaminë e shumëvonuar në Athinë, dhe se ka mundësi që nga muaji shtator, besimtarët të mund të shfrytëzojnë atë për lutje.

Xhamia pati më shumë se tre vite ndërtim dhe rinovim, dhe fakti që është e ndërtuar me paratë e shtetit i ka zemëruar disa herë grekët.

Xhamia e cila qe miratuar në gushtin e vitit 2016, është ndërtuar në zonën industriale të kryeqytetit, dhe do të jetë mundësi e mirë edhe për komunitetin e emigrantëve dhe turistët.

Disa mijëra emigrantë shfrytëzojnë bodrumet dhe dyqanet e braktisura për t’u tubuar në falje të namazit, e kjo bëhet shumë e rëndë në festa.

Ministri grek që po e çon në krye punën e ndërtimit të saj tha se xhamia e Athinës nuk i takon asnjë grupimi, por jo takon siç tha ai “juve dhe neve”.

Ashtu si shumica e Greqisë, Athina ka një popullsi mjaft homogjene. Pakica kryesore e njohur është pakica muslimane. Ka edhe popullsi të hebrenjve, armenëve, romanëve, pomaksëve dhe turqve në qytet.

Athina ka një komunitet hebre me një histori të gjatë në rajon, megjithëse 87% e hebrenjve grekë u vranë gjatë Holokaustit. Romët janë të shpërndarë në të gjithë vendin me përqëndrimin më të madh në Athinë si dhe në Selanik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat