Don Viktor Sopi: Shpirti nuk vdes, pas vdekjes së trupit ai kthehet te Zoti

Religjion

Don Viktor Sopi: Shpirti nuk vdes, pas vdekjes së trupit ai kthehet te Zoti

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 01:03
Don Viktor Sopi

Drejtori i përgjithshëm i Caritas Kosova njëkohësisht famullitar në Ferizaj- Don Viktor Sopi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për fenë dhe jetën.

Sopi ka thënë se besimi i parë në tokë ishte judaizmi, më pas ka lindur krishterimi e 600 viteve pas krishterimit ka lindur islami.

Famulltari i Ferizajt thotë se besimet fetare kanë një gjenezë të përbashkët dhe sipas tij njerëzit kanë nevojë për besim në Zot.

“Njerëzit që besojnë janë më të vendosur që me dashuri të zbatojnë një urdhër, qoftë edhe brenda familjes”, tha ai.

Sopi thotë se katolikët, ortodoksët dhe protestantët deri në shekullin e XI-të kanë pasur të njëjtën kishë por janë ndarë për shkaqe teologjike.

“Në jetën praktike nuk kanë dallime të mëdha. Në besim kanë dallime shumë të vogla. Dallimi mes ortodoksëve dhe katolikëve qëndron në liturgji. Ortodoksët janë më autentik kurse riti latin ka bërë reforma në liturgji por jo në besim”.

Famulltari i Ferizajt ka thënë se sipas besimit të krishterë, pas vdekjes se trupit shpirti kthehet në jetë në mbretërinë e Zotit.

“Ne besojmë se shpirti është i pavdekshëm dhe Krijuesi ja jep dashurinë e vet sipas meritave që ka bërë me jetën në tokë. Shpirti përfundon në mbretërinë e Zotit ku ndjehet krejtësisht i realizuar në shoqërinë e Zotit”, tha ndër të tjera Don Viktor Sopi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat