BIK: Për të kryer haxhin do të udhëtojnë 1.080 besimtarë

Religjion

BIK: Për të kryer haxhin do të udhëtojnë 1.080 besimtarë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 15:38
Foto

Grupi i parë do të nisen nga Prishtina më 31 korrik.

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjve drejt vendeve të shenjta.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Haxhit ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjve të Kosovës drejt vendeve të shenjta për të kryer një nga pesë kushtet e fesë Islame, haxhin. Fitim ef. Gashi nga Drejtoria e Haxhit tha se në këtë vit nën organizimin e Kryesisë së BIRK-ut për vende të shenjta për të kryer haxhin do të udhëtojnë 1.080 besimtarë, në mesin e të cilëve 370 janë gra. Ai po ashtu ka njoftuar se grupi i parë i haxhinjve do të nisen nga Prishtina më 31 korrik, për të vazhduar pastaj me datë 1, 2 dhe 3 gusht kur do të niset edhe ekipi i fundit i haxhinjve drejt vendeve të shenjta”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Çmimi i haxhit për besimtarët shqiptarë të Kosovës këtë vit është 4.150 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat